Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Ambasadori i BE, mesazh opozitës: Dhuna dhe ndërprerja e veprimtarisë nuk është rruga e duhur

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, u pyet në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama nëse Komisioni Europian do të jetë dirigjenti për të ulur në një tryezë mazhorancën dhe opozitën.

Ai u përgjigj se ka dhënë ndihmesën e tij duke bërë dhe thirrje drejt opozitës që të dialogojë me mazhorancën, ndërsa hodhi kritika për mënyrën sesi po protestohet.

“Unë e dua shumë muzikën, por nuk mendoj se jam dirigjent i mirë. Më mirë rri në auditor dhe e dëgjoj muzikën. Reformat janë shoqërore, për të ndryshuar mirëfilli mënyrën sesi funksionon e gjithë shoqëria dhe kjo është e rëndësishme që opozita të ulet në tryezë. Jam përpjekur që ta lehtësoj sa më shumë të jetë u mundur këtë gjë. Kam bërë thirrje dhe jam përpjekur ta mbaj të përfshirë opozitën.

Suksesi i Shqipërisë është pronësia e gjithkujt, të gjithë duhet të ndjehen autorë në të. Ka mënyra për të shprehur mospajtimit dhe anëtarët e PE patën një dialog me homologët shqiptarët, nuk mendoj se dhuna dhe ndërprerja e mbarëvajtjes së veprimtarisë është mënyrë. Ka mënyra të tjera për t’u angazhuar në një dialog politik. Shpresoj se do të gjendet një rrugë për të riangazhuar opozitën”, tha ambasadori i BE.

Në anën tjetër, Rama tha se opozita ka përjashtuar veten nga dialogu politik dhe kjo nuk ka të bëjë me verimet e shumicës ndaj saj.

“Problemi është që kur duhet të vallëzosh, duhen dy vetë. Dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen. Kush është për dialog sot, është shumë e thjeshtë. Kush është i gatshëm të flasë. Kush nuk është për dialog është shumë e thjeshtë, kush nuk është i gatshëm të flasë”, tha Rama në një konferencë për mediat,.

“Ndjehen të përjashtuar, më vjen shumë keq, është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qëndrimet tonë. Është zgjedhja e tyre legjitime. Jemi vend i lirë, demokratik, secili bën zgjedhjen e vet. Edhe zgjedhja për të vrarë veten… politikisht, është legjitime, nuk e ndalojmë dot.

Kur ishim ne në opozitë, dërgonim letra për të folur, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë që tani situata është ndryshe. Por diskutimet bëhen përmjet gjuhës, jo përmes krahëve, këmbëve, gjokseve. Kjo është shumë e thjeshtë”, tha Rama.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button