Kreu i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, ku është takuar me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Në një postin në rrjetet sociale, Kreu i BDI shkruan: “Në Tiranë takova Ministrin e Brendshëm, mikun tim Taulant Balla, me të cilin diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni të veriut dhe Kosovë.
Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe ne duhet që bashkarisht të punojmë dhe të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt Bashkimit Europian”.