Aktualitet/LajmePolitike

Alabbar: Durrësi do të jetë një version modern i Dubait! Nuk është projekti i vetëm që kam për Shqipërinë

“Durrësi do të jetë një version modern i Dubait”. Kështu e konsideron projektin e transformimit të Portit të Durrësit, njeriu që ka ndërtuar Dubain, në intervistën dhënë emisionit ‘Insider’ në SCAN.

“Mendoj se Durrësi do të jetë një version modern i Dubait, apo kudo tjetër. Sepse, qytetet e mëdha ndërtohen, përfshirë Dubain. Gjithçka është ndërtuar 20, 50 vite më parë.

Ne jemi në 2023-in, 2024 muajin tjetër, projektimi ka ndryshuar, shërbimet publike kanë ndryshuar, teknologjia ka ndryshuar, ndërtimi ka ndryshuar. Çfarë duam nga jeta ka ndryshuar. Do të jetë më argëtues, shumë më mirë” deklaroi Alabbar.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit Angelo Haruni, Alabbar konfirmoi se ai do të jetë një nga banorët e Durrësit,sëbashku me familjen e tij. Ai shprehet se ka rezervuar apartamente për veten dhe për familjen e tij.

“Po, unë kam blerë disa hyrje për vete. Në dy godinat e para, kam apartamente atje. Edhe familja ime ka. Besoj vajzat e mia kanë gjithashtu apartamente këtu” tha më tej Alabbar.

Sipërmarrësi i njohur shprehet se projekti ‘Durrës Yacht & Marina’ nuk është projekti i vetëm që ka për Shqipërinë…

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button