Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Fier, dy të lënduar! Krijohet trafik kilometrik

Tre automjete janë përfshirë në një aksident paraditen e së shtunës në Fier.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ku shtetasi A. S., duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, ka përplasur një automjet tip “Suzuki”, me drejtues shtetasin R. H.. Më pas nga përplasja është dëmtuar dhe një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. Z.

Dy persona mësohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore.

Si pasojë e përplasjes, është krijuar trafik i rënduar deri në afërsi të Savrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button