Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Agravon protesta jashtë Kuvendit, Klevis Balliu dhe militantët e Berishës përplasje të dhunshme me policinë

Situata jashtë Parlamentit ka agravuar në tensione, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policëve.

Protestuesit përveçse kanë gjuajtur me vezë e fruta të ndryshme, i janë bindur thirrjes së Klevis Balliut duke mësyrë drejt kordonit të policisë.

Ata kanë tentuar të shtyjnë forcat e rendit për të çarë kordonin e ngritur në hyrje të Parlamentit, me qëllimin për të hyrë brenda oborrit të këtij institucioni.

Policia ka përdorur edhe megafonin për t’u bërë thirrje protestuesve që të shmangin aktet e forcës dhe dhunës, e të mos tentojnë për të çarë kordonin duke u përleshur me efektivët.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button