Aktualitet/LajmeBotaKronikKryesoreNdodhiRajoni

Aeroporti Heathrou ne zjarr. Anullohen 1300 fluturime.Mbyllet per pak dite

Në Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha fluturimet për nga aeroporti Heathrow janë anuluar deri në mesnatën e sotme pas një zjarri në nënstacionin elektrik pranë North Hyde.

National Grid thotë në një postim në X se zjarri në nënstacionin North Hyde ka dëmtuar pajisje, duke çuar në një humbje të furnizimit me energji elektrike në zonë.

“Ne po punojmë me shpejtësi për të rivendosur furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të ofrojmë një përditësim sa më shpejt që të mundemi”, thuhet në deklaratë.

Heathrow do të jetë i mbyllur deri në mesnatën e së premtes, por aeroporti po paralajmëron për ndërprerje të konsiderueshme edhe në ditët në vijim. Avionët dhe ekuipazhet do të jenë në vende të ndryshme pasi fluturimet janë devijuar.

Më shumë se 1300 fluturime në mbarë botën janë prekur. Linja ajrore e Hong Kongut njoftoi të gjitha fluturimet Cathay nga Londra në Hong Kong janë anuluar.

Gjithashtu, fluturimet Londër-Amsterdam janë anuluar. Aeroporti Schiphol i Amsterdamit thotë se rreth 30 fluturime janë planifikuar për në Londër Heathrow sot.

“Për momentin gjysma e tyre janë anuluar”, thuhet në njoftim.

Air India gjithashtu njofton se fluturimi i saj për në Londër po kthehet në Mumbai.

“Një tjetër fluturim , AI161 nga Delhi është duke u devijuar në Frankfurt . Të gjitha fluturimet e tjera të mbetura të Air India për nga Londra Heathrow më 21 mars janë anuluar”, tha Air India.

Artikuj të lidhur

Back to top button