Aktualitet/LajmeSociale

ADRIANA MATOSHI SËMURET SËRISH: SHËNDETI M’TRADHTOJ PRAPË, UNË PO SHKOJ, PËR ME U KTHY…

Aktorja e njohur, deputetja në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi së fundmi ka njoftuar se po përballet me një sëmundje të re dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni, por nuk ka dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

E derisa nuk është hera e parë që aktorja e dashur për publikun po ballafaqohet me sëmundje ajo ka shkruar se në kësi raste ka parë se kush i ka buzëqeshur, kush i është gjendur afër, kush është mik i vërtetë e kush dashakeqës, dhe kush është kënaqur dhe gëzuar sukseseve të saja që janë të shumta.

“Edhe një tjetër … në çastin që e ke zbuluar se kush është armiku yt, gjysmën e betejës e ke fituar. Dhe unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq. Ata që t’i rrahin krahët e të qeshin në fytyrë, po të shkelin e poshtërojnë pas shpine. Shëndetin kur të tradhton atëherë kur mendon që je e gatshme të mbash një mal mbi supe”, ka shkruar Adriana.

Përndryshe, Adriana para dy vite e gjysmë është operuar nga tumori në kokë, por që fatmirësisht shumë shpejt e pati tejkaluar dhe i është rikthyer jetës dhe angazhimeve të shumta.

Postimi i plotë i Adriana Matoshit në Facebook, pa ndërhyrje:

Edhe një tjetër …

Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.

E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.

Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.

Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.

Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.

Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.

Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.

Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.

Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.

Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.

Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.

E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.

Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.

Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.

Unë prapë ju du shumë!

Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.

Unë po shkoj, për me u kthy.

Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.

Po shkoj.

Ju lutnu unë me u kthy mirë.

Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!

ObserverKult

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button