Aktualitet/LajmeSociale

A janë duhanpirësit “të sëmurë” apo thjesht të pavetëdijshëm për opsionet më të mira?

Qasja fillestare e procesit të lënies së duhanit që përfshin trajtimin mjekësor dhe ndryshimin e sjelljes, rrjedhimisht bën që ky proces të të kufizojë lirinë e zgjedhjes por edhe mund të inkurajojë varësinë afatgjatëte terapia mjekësore. Kështu është shprehur Dr. John Oyston një anesteziolog nga Toronto, i njohur për pjesëmarrjen aktive në nisma të shumta për të reduktuar duhanin si dhe advokues i burimeve më të sigurta për duhanpirësit e rritur.

Në një artikull të publikuar në median “Filter”, Ojston thotë se lënia e cigares, është një vendim që duhet respektuar si një iniciativë e lirë e konsumatorit e jo si procedurë mjekësore. Ai thekson se, një qasje mjekësore mund të etiketojë  duhanpirësit si të varur dhe në të njëjtën kohë të pengojë procesin e lënies së duhanit, e sipas tij, terapitëmjekësore që u bëhen duhanpirësve që duan të lënë cigaren kanë efektivitet minimal.

Oyston thotë se cigaret elektronike dhe alternativat e tjera më pak të dëmshme se cigaret tradicionale, ofrojnë një alternativë më të sigurtpër shpërndarjen e nikotinës në krahasim me duhanintradicional.

Ndryshe nga cigaret tradicionale, një avantazh tjetër i cigareve elektronike dhe alternativave të tjera është se janë të rekomanduara për reduktimin gradual të cigares.

Si shembull pozitiv ai përmend Britaninë e Madhe, kuderi në vitin 2023, rreth 2.7 milionë njerëz kanë kaluar plotësisht nga cigaret tradicionale në ato elektronike, produkt qëata mund të blejnë kudo, nga pikat e karburantit në supermarkete. Ai thekson se kurë nuk ka patur një ndikim kaq të madh një alternativë e tillë për të lënë duhanin.

“Në vend që t’i trajtojmë ata si pacientë, mund të jetë më mirë t’i konsiderojmë duhanpirësit si racionalë dhekonsumatorë inteligjentë, të cilët thjesht nuk janë mjaftueshëm të informuar për opsionet e disponueshme për konsumimin e nikotinës”, thotë Oyston.

“Përzgjedhja e produktit shpesh bazohet në politika dhe jo në shkencë, duke rezultuar në qasje të ndryshme në mbarë botënnë luftën kundër pirjes së duhanit.”- vijoi ai.

Eksperti nënvizon se megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për ndalim apo trajtim mjekësor për cigaret elektornike, ka alternativa shumë më të sigurta që duhet të jenë të disponueshme lirishtnë dispozicion pa mbikëqyrje mjekësore.

“Shtete të ndryshme kanë lejuar përdorimin e gjerë të cigareve elektronike, pajisjeve që ngrohin duhanin apotëduhanit oral dhe produkteve të nikotinës, në secilin rast kjo alternativë shkaktoi një rënie dramatike të konsumit të cigareve tradicionale në nivelin e popullsisë. Në një “botë racionale”, cigaret elektronike, pajisjet për ngrohjen e duhanit dhe produktet orale do të ishin në dispozicion – dhe do të shiten kudo që konsumatorët mund të blejnëcigaret. Ato duhet të vijnë në një sërë shijesh të ndryshme, me norma tatimore të vendosura për të inkurajuarkalimin nga cigaret, në alternativat pa tym”, beson doktori.

Mirëpo, siç thekson ai më tej, duket se mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë kanë një kundërshtim joracional ndaj produkteve më pak të dëmshme që përmbajnë nikotinë, sipas ekspertit, me gjasë sepse ato konkurrojnë me programet mjekësore.

Një tjetër qasje që vjen nga “bluzat e bardha” është se e konsiderojnë vendimin e lënies së duhanit një proces që kërkon trajtim mjekësor, e çdo alternativë tjetër është e rrezikshme dhe e pa drejtë.

“Informacioni i duhur mund të ndihmojë 1.25 miliardë duhanpirës të marrin në dorë kontrollin e shëndetit të tyre. Duke kaluar në produkte më pak të dëmshme të cilat mund të parandalojnë qindra miliona raste vdekjeje. Është e rëndësishme që konsumatorët të jenë të informuar në mënyrë transparente dhe të vlerësojnë çdo produkt që përmbannikotinë sipas karakteristikave të saj. Lënia e cigares duhet të jetë një zgjedhje e konsumatorit dhejo një terapi mjekësore”, përfundon Dr. John Oyston.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button