
Nga Bahri Cani-
Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe vetë Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz. Ai mbështet ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit.
“Nëse fëmijët sot, në moshën 14 vjeç, kalojnë deri në pesë orë ose dhe më shumë kohë para ekranit në ditë, nëse i gjithë socializimi i tyre zhvillohet vetëm përmes këtij mediumi, atëherë nuk duhet të habitemi nga deficitet e personalitetit dhe problemet në sjelljen sociale të të rinjve”, tha Merz për podkastin politik “Machtwechsel” (Ndryshimi i Pushtetit).
Merz shtoi se ai zakonisht heziton kur flitet për ndalime. Por: “Prioriteti duhet të jetë se si t’i mbrojmë fëmijët në një moshë kur ata gjithashtu kanë nevojë për kohë për të luajtur, mësuar dhe përqendruar në shkollë.”
Kancelari beson se fëmijët duhet të mësojnë se si të përdorin mediat elektronike në shkollë. Ai kundërshtoi këtë, sepse, sipas tij: “Atëherë do të duhej të shërbenin alkool edhe në shkollën fillore, në mënyrë që të mësoheshin me të.”
Edhe Ministrja e Drejtësisë nga SPD Hubig mbron planet për të ndaluar mediat sociale për fëmijët.
Propozime për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale janë dëgjuar edhe nga partitë politike dhe shumë politikanë të tjerë. Propozimi rekomandon vendosjen e moshës minimale për përdorimin e Instagram, TikTok, Facebook dhe platformave të ngjashme në 16 vjeç
Po çfarë mendoni ju?



