Aktualitet/LajmeBlogKryesorePolitike

A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?

 

Nga sondazhi që zhvillova së fundmi, dukej qartëse PS-ja mund t’i siguronte qysh sot 84 mandatet parlamentare ekërkuara nga Rama, në qoftë se do të kishte përballë vetëm PD-në dhe partitë e vogla aleate të saj.

Por në skenë janë futur shumë parti të reja…

Së bashku, ato do të merrnin sot pothuaj 1/5 e votave tëzgjedhësve të vendosu

r për të votuar (brenda dhe jashtë vendit). Dhe po të garonin me një listë të përbashkët (dhe me disamanovra specifike elektorale), ato mund të siguronin sot deri në28 mandate parlamentare!

Por partitë e reja janë një vathë me shumë desh, ku secilimburret se ka brirë më të mëdha se të tjerët. Si rrjedhojë, atamund të futen në garë të përçarë, dhe të marrin kështu shumë mëpak mandate sa ç’do të merrnin së bashku.

Një problem tjetër me partitë e reja është se, teksa kanë shumëjehonë në rrjete sociale, kanë pak shtrirje në terren. Dhe kur vjenmuaji i fundit i fushatës elektorale, terreni bëhet përcaktues…

Sidoqoftë, vota e zgjedhësve jashtë vendit kësaj rradhe mundshtojë një të panjohur në ekuacionin elektoral. Edhe pse partitë e reja mund të jenë larg potencialit të 28 mandateve, ca mandate ato mund t’i marrin – me përkrahje nga votues të këtushëm, e sidomos me përkrahje nga votues në emigracion. Si rrjedhojë, 140 mandatet parlamentare mund të mos ndahen vetëm mes PS-së dhe PD-së.

Me pak fjalë, partitë e reja mund të bëhen pengesë për 84 mandatet e Ramës…

Artikuj të lidhur

Back to top button