Aktualitet/LajmeSociale

A dashurojmë me zemër apo me tru? Flet doktor Mentor Petrela

Mentor Petrela vjen në këtë rrëfim në “Profil” me përulësinë e një mjeku të madh, me mençurinë e fituar nga edukimi dhe përvoja, dhe me humorin e tij pikant…

Një nga 100 neurokirurgët më të mirë të botës dhe doktori i mrekullive për shqiptarët!

I pyetur nëse dashurojmë me zemër apo me tru neurokirurgu përgjigjet: Dashuria është e Platonit, është platonike kurse Aristoteli e ka kardiocentrike që rreh nga emocioni por me tru është pjesa më e madhe.

oktor Metor Petrela rrëfeu në emisionin “Profil” në Euronews Albania atë që e cilëson dështimin më të madh në karrierën e tij të gjatë në shërbim të pacientëve.

Neurokirugu që ka realizuar deri më tani mbi 17 mijë operacione, tha se në kirurgji mbahen mend dështimet dhe një kirurg që mban mend vetëm sukseset është mashtrues.

“Dështimi më i madh në profesion ka qenë, që s’e harroj kurrë, ka qenë në një fatkeqësi të një fëmije që më ka mbetur në mendje… Në mjekësi ka shumë rëndësi që të mos flasësh për sukseset ne se kemi në kulturë, unë jam munduar ta bëj. Në kulturën perëndimore të të gjitha vendeve ato bazohen në ato konferencat e ngushta pa gënjeshtra që quhen konferencat e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë. E vetmja mënyrë për të korrigjuar gabimet është të ulemi dhe të përballemi për gabimet, si të ndodhi, pse ndodhi? Të ulësh egon tënde, të pyesësh një tjetër që e di më mirë”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button