Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni, Mario Çerra.
Ata ranë në pranga disa ditë më parë për shpërndarje të lëndës narkotike sintetike kryesisht ekstazi dhe MDMA të cilën e shisnin në zonën e ish-bllokut në lokalet e natës. 4 të dyshuarit punon si gazetar për një portal online lajmesh. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge.
Lëndën narkotike të ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë, kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.