Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Apeli i GJKKO i hoqi sekuestron e vilës së mamasë, Kryemadhi: Për banesën time do shkoj deri në Strasburg

Apeli i GJKKO hoqi sekuestron për një nga vilat e sekuestruara pak kohë më parë në zonën e Kodrës së Diellit në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj.

Gjykata vendosi të lirojë vilën e Fatime Kryemadhit, nënës së Monika Kryemadhit. Kjo e fundit në një deklaratë për mediat pas daljes nga gjykata, këmbënguli se do ta çojë në Strasburg sekuestron e vilës së saj në të njëjtën zonë.

“Betejë ligjore që do durim dhe konsistencë. Të dyja banesat janë të përfituara në mënyrë të ligjshme, e prano edhe prokurori. Ka edhe një avantazh që unë futem një cik më pa radhë se mamaja ime në gjykatën e Strasburgut.

Në raste të tilla prokurori zbaton vendimin e gjykatës. Kishim vetëm shpalljen, prokurori kërkoi që të mos ndryshohej vendimi. Që të jemi të sinqertë, prokurori ngritën arsyen e bashkëpunimit të Fatime Kryemadhit me Ilir Metën për korrupsion që nga video e Dritan Priftit. Për çështjen e CEZ-Dia që pretendojnë se Fatime Kryemadhi ka bashkëpunuar me Metën.

Fatime Kryemadhi e ka blerë banesën në mars, ndërsa Meta dyshohet për një çështje që është gjykuar dy herë në 2015, bëhet fjalë për në dhjetor të 2018. Si mund të jetë bashkëpunimi?! Nuk ka koherencë, sistem të provave, aq më shumë që ti bën sekuestro për një grua që ka një ekspertizë financiare të paraqitur”, tha Kryemadhi.

Artikuj të lidhur

Back to top button