Këngëtarja Parashqevi Simaku këto ditë ka qenë në vëmendje të madhe dhe një personazh tejet i komentuar.
Pas videos në Amerikë, ku shihej si e pastrehë duke kërkuar ndihma, për të shprehën menjëherë gatishmëri shqiptarët që ndodhen atje
Biznesmeni Elton Ilirjani momentalisht është duke u kujdesur për të dhe ka marrë përsipër të hapet një GoFundMe, që të mblidhen një milion dollarë për artisten e famshme.
Veç kësaj, modeli shqiptar është duke kërkuar edhe për djalin e saj, të cilin nuk e ka parë me vite.
Ndonëse në rrjet thuhet se djali i saj jeton po ashtu në New York, në një lagje të pasur.