Nga Irena Beqiraj-
Ne të gjithë jemi produkt i rrethanave edhe I aftësisë tonë për të kthyer disavantazhin në avantazh, por edhe e kundërta është njësoj e mundur . Talenti është nje avantazh , bukuria është një avantazh, inteligjenca është një avantazh, të lindësh në një familje të pasur e pozicionuar ne shoqëri është një avantazh, të cilat mund të kthehen në disadvantazh nëse njeriu nuk mëson të dallojë fijen e hollë që ndan avantazhin me disavantazhin apo sic thonë ekonomistët, pikën kritike ku kostot e avantazhit tejkalojnë përfitimet që mund të vijnë prej tij .
Ketë e kuptova , kur një prej profesorave të mi të universitetit me quajti “një vajzë me inteligjencë arrogante ” . Ishte koha kur besimi se inteligjenca ishte arma ime e fortë , nuk më lejonte të njihja rrethanat ku gjendesha edhe të akomodoja në vendin e duhur ambicjet e mia .
Shpesh avantazhet i konsiderojnë absolute . Madje ne e projektojmë vlerën e talentit, inteligjencës, apo aftësive tona të njejtë si në pellgun e vogël shqiptar ashtu edhe në oqeanet e mëdha amerikane, angleze apo edhe europiane.
Ndërkohë që gjithcka është relative. Kur njeriu nuk e pranon teorinë e relativitetit si të aplikueshme edhe tek avantazhet e tij , duke e lenë veten të drejtohet terësisht nga ambicja të cilës shpesh i vendos emrin e bukur “endërr ” i krijon vetes një nga demët më të medha në mirëqenien psikologjike e më pas edhe atë ekonomike.
Ndaj përshtatja është permbi renditjen !
Një studimi i Universitetetit të Standford i tregon sesi mijëra studentë, pësojnë krizë identiteti, kur për herë të parë në jetën e tyre, nuk janë në krye të klasës. Zhgënjimi krijon stres dhe presion, duke penguar zhvillimin e tyre personal, pasi vetëbesimi i njeriut dhe kofidenca e tij mbështeten kryesisht tek krahasimi me grupin ku bën pjesë. Ndaj është demoralizuese të jesh një “peshk i vogël në një det të madh” , edhe shpesh është më e shendetshme te jesh një peshk I madh në një det te vogël .
Këtë mësim e jep edhe eksperienca e impresionistëve nje grup artistësh , (asnjëri i njohur), që e kishin të vështirë të shisnin qoftë edhe një punim të vetëm në Francë. E gjithë kjo, sepse tregu i pikturës ishte i rregulluar dhe shijet zyrtarizoheshin nga “Académie Des Beaux-Arts”, e cila zhvillonte një ekspozitë vjetore. Si e tillë, ekspozita kishte standarde shumë rigoroze që një vepër të mund të quhej “Good Art” (Art i Mirë). Impresionistët pikturonin “jetën e përditshme”, jashtë kornizave të përcaktuara zyrtarisht. Çdo ditë ishin në kërkim të suksesit, i cili kuptuan se nuk mund të kishte një rrugë të vetme. Kështu që, në vend të përpjekjeve për t’u përfshirë në ekspozitën e madhe franceze, ata filluan të organizonin ekspozitat e tyre të vogla. Kreativiteti i tyre mundësoi lulëzimin e disa lëvizjeve në art dhe secili grup sot është i famshëm dhe pjesë e gjithë muzeumeve të botës.
E pra me kohën e kuptova se profesori Im kishte të drejtë. Sot akoma përpiqem që arroganca edhe ambicja te mos ma kthejë inteligjencën ne disavantazh .
Por kur ka ndodhur ( e dreqi e mori ka ndodhur shpesh ) zgjidhja nuk ka qenë keqardhja qoftë edhe e njerëzve të dashur , përkundrazi , dëshira e brendshme edhe besimi se mund të ringrihem sërisht pa humbur mësimin .