Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Reshjet kanë filluar prej mbrëmjes së djeshme në lartësitë mbi 1200 metra.
Reshjet janë regjistruar ne fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit, ndërsa sipas informacioneve intensiteti i tyre është i ulët.
Borëpastrueset, firmat kontraktore kanë zbritur në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve që janë përfshirë nga reshjet.
Vlerat e temperaturave qëndrojnë në 2 gradë Celsius, ndërsa pritet që dëbora të vijojë edhe gjatë natës. Aktualisht trashësia e dëborës shkon deri në 5 centimetra./