Aktualitet/LajmePolitike

Kuvendi kërkon shtyrjen e seancës së Gjykatës Kushtetuese për paditë kundër listve të mbyllura të prezantuar nga Basha dhe të tjerët

Në Gjykatën Kushtetuese janë prezantuar disa padi kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, të miratuara në muajn korrik me konsensus mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, votim që mbylli përfudimisht listat e deputetëve.

Dy javë para seancës të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për shqyrtimin e padive, Kuvendi i Shqipërisë ka prezantuar një kërkesë për shtyrjen e datës së seancës.

Në një komunikim drejtuar avokatit të mirënjohur Jordan Daci, i cili përfaqëson grupimin e drejtuar nga Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Gjykata Kushtetuese njofton se ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë, duke e shtyrë seancës plenare publike në datën 4 dhjetor 2024.

Në shkresën e Gjykatës Kushtetuese nuk janë dhënë detaje për arsyet pse Kuvendi ka kërkuar shtyrjen e seancës, megjithatë kërkesa për shtyrje tregon mungesën e përgatitjes për të mbrojtur përballë qytetarëve një vendim anti-popullor që u heq votuesve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

 

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button