Aktualitet/LajmeBotaKryesore

400 mijë gjemanë braktisin Kishën Katolike

Në Gjermani, kisha katolike po braktiset me ritme të shpejta. Rreth 400 mijë katolikë janë larguar prej saj gjatë vitit 2023, sipas CNA Deutsch, partneri i lajmeve në gjuhën gjermane të CNA.

Kjo ka vënë në alarm Vatikanin, i cili vetëm një ditë pas publikimit të këtij lajmi, thirri përfaqësuesit e Rrugës Sinodale Gjermane për të diskutuar mbi planet për një këshill të përhershëm sinodal.

Selia e Shenjtë raportohet se ka u ka kërkuar gjermanëve të ndryshojnë emrin e organit dhe të bien dakord se ai nuk mund të ketë autoritet mbi – ose të jetë i barabartë me – konferencën e peshkopëve.

Sipas statistikave zyrtare të bëra publike nga Konferenca e Peshkopëve Gjermanë pak ditë më parë, largimet nga kisha në vitin 2023 flasin për një tendencë alarmante, duke marrë parasysh faktin se në vititn 2022, ato ishin rreth 522 000.

Aktualisht në Gjermani janë të regjistruar 20 345 872 katolikë. Nëse tendencat vazhdojnë, numri mund të bjerë nën 20 milionë në 2024.

Vetëm 6.2% e katolikëve e ndjekin rregullisht meshën. Kjo do të thotë afërsisht 1.27 milionë katolikë praktikantë në një vend me mbi 80 milionë banorë.

Statistikat zbulojnë pabarazi të thella mes dioqezave.

Dioqeza e Görlitz, në kufi me Poloninë, kryeson me një përqindje frekuentimi prej 13.9%, pavarësisht se është dioqeza më e vogël me më pak se 30 000 katolikë. Në të kundërt, Dioqeza e Aachen-it, në Rhein në Gjermaninë Perëndimore, raporton se vetëm 4,2% e katolikëve praktikojnë rregullisht besimin e tyre.

Një krahasim 20-vjeçar, i publikuar në Konferencën e Peshkopëve, tregon se që nga viti 2003, numri i katolikëve është ulur me gati 6 milionë, ndërsa pjesëmarrja në Meshën e së Dielës ka rënë nga 15.2% në 6.2%.

Në vitin 2021, CNA Deutsch raportoi se 1 në 3 katolikë në Gjermani po mendonte të largohej nga Kisha. Arsyet e largimit ndryshojnë: të moshuarit përmendin trajtimin e krizës së abuzimit nga Kisha, ndërsa të rinjtë që tregojnë detyrimin për të paguar taksën e kishës.

Konferenca e peshkopëve gjermanë përcakton aktualisht se largimi nga Kisha rezulton në shkishërim automatik, një rregullore që ka ndezur polemika midis teologëve dhe juristëve të kanunit.

Shkencëtarët në Universitetin e Freiburgut parashikuan në vitin 2019 se numri i të krishterëve që paguajnë taksën e kishës në Gjermani do të përgjysmohet deri në vitin 2060.

Duke parë një kërcënim për përçarje nga Gjermania, Vatikani ndërhyri që në korrik 2022 kundër planeve për një këshill sinodal gjerman.

Ndërsa bisedimet e javës së kaluar u përqendruan në propozimin për një këshill sinodal, i cili fillimisht kishte për qëllim të mbikëqyrte përgjithmonë Kishën në Gjermani, por u refuzua nga Vatikani.

Të dyja palët kanë rënë dakord t’i vijojnë bisedimet pas përfundimit të Sinodit Botëror në tetor, me plane për të trajtuar tema të mëtejshme antropologjike, kishtare dhe liturgjike.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button