Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Padia për Olsin, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk kam bërë kallëzim siç do ti more budalla!

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se Bardhi ka mashtruar dhe nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Sipas Ramës, vëllai i tij as nuk ka mundur të bëjë kallëzim për kallëzim të rremë, pasi Bardhi nuk kishte bërë kallëzimin në SPAK.

Megjithatë, Bardhi thotë se kallëzimi është bërë siç e kërkon ligji, dhe që tashmë ka arritur qëllimin e tij, rihapjen e dosjes për Olsi Ramën.

Bardhi ka shpërndarë edhe një dokument ku thuhet se SPAK ka vendosur rifillimin e hetimeve të pezulluara në vitin 2018 lidhur me këtë çështje.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Vëllai i Olsit vazhdon me gënjeshtrat ditore, duke u përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani!

Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit.

Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka sjellë ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.

Tani çështja mban nr. 88-2024, që do të shenjojë gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetin me targa AA 653 DM!

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button