Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Kombëtarja ‘zbraz’ Parlamentin, seanca nisi me 30 minuta vonesë

Seanca parlamentare e kësaj jave ka pasur në sallë më pak deputetë se zakonisht. Shkak për këtë është bërë udhëtimi drejt Gjermanisë i një pjese të deputetëve për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Spanjës që luhet sonte në orën 21:00 në Dyseldorf.

Ndeshja e kombëtares shqiptare të futbollit me Spanjën mbrëmjen e kësaj të hëne, zbrasi sallën e parlamentit në një seancë dedikuar shqetësimeve të qytetarëve, pas një jave ku deputetët do duhet të jenë pranë qytetarëve për të marrë shqetësimet e tyre e për t’i sjell në kuvend.

Seanca e sotme plenare ka nisur dhe me 30 minuta vonesë, pasi nuk po plotësohej kuorumi i nevojshëm për nisjen e punimeve.

Në të dyja kahet e sallës pjesa dërrmuese e karrigeve ishin lënë bosh, ndërsa një numër i lartë i mungesave u vu re edhe në kabinetin qeveritar, ku të pranishëm ishin vetëm 6 ministra. Mes mungesave në parlament ishte edhe vet kryeministri Edi Rama.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button