Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Konflikti për pronën në Velipojë, Tom Doshi kallëzon vëllezërit Molla se i kanë bërë presion, policia nis hetimet

Ish-deputeti Tom Doshi ka paditur dy vëllezërit Molla pasi i akuzon se e kanë kanosur për motive pronësie.

“Në vijim të veprimeve hetimore për konfliktin e ndodhur tre ditë më parë në Velipojë, shtetasi T. D., 58 vjeç, ka kallëzuar se dy vëllezërit e kanë kanosur për motive pronësie”, informoi sot policia e Shkodrës.

Edhe biznesmeni dhe ish-deputeti Tom Doshi është vënë në hetim në gjendje të lirë pas një kallëzimi të bërë nga dy vëllezër në Velipojë.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti të Tom Doshit me dy vëllezërit Molla, 65  dhe 58 vjeç, për një çështje prone pasditen e 15 qershorit.

Ka qenë vetë Prek Molla që ka denoncuar në policinë e Velipojës për konfliktin me Tom Doshin.

Prek Molla ka pësuar dëmtime të lehta fizike, ndërsa konflikti vijon prej shumë vitesh në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku të dyja palët kanë pretendime për pronësinë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button