Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

1 mijë motorist nga 14 vende të botës mblidhen në Shijak

“Albania Bikers” ka mbledhur në qytetin e Shijakut mbi 1000 motorist nga 14 vende të ndryshme të botës.

Eventi u organizua shoqata “Albania Bikers” në bashkëpunim me Bashkinë Shijak, ku përpos itenerarit të motoçiklistëve i cili do të nisë nga qëndra e qytetit të Shijakut, më pas do t’i drejtohet zonës së Shilores, Maminas, autostradë, për të vazhduar deri pranë rrugës së portit dhe më tej për t’u rikthyer në Shijak.

Eventi u organizua për të tretin vit radhazi, ku Bashkia e Shijakut ka qenë pritësja duke i hapur dyert dhe mbështetur këtë organizim, i cili për herë të parë në Shqipëri është pritur në këtë qytet.

Më tej aktiviteti do të vazhdojë me një koncert rock n’ roll dhe me këngëtarë të ftuar si Valbona Halili, Erik Lloshi dhe Xheisara, të cilët do të rimbledhin të gjithë motociklistët në një mbrëmje festive në qendër të Shijakut.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button