Aktualitet/LajmeKryesoreKulture

Nxënës shqiptarë nga Mali i Zi vizitojnë kalanë e Rozafës

Kalaja e Rozafës u vizitua sot nga një grup turistësh të veçantë, fëmijët e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti” nga Ostros i Krajës, Mali i Zi.

Kureshtja e tyre për të mësuar më shumë për historinë e kalasë së Shkodrës dhe lidhjet e saj me vendlindjen e tyre, nxiti dëshirën për të eksploruar pas në kohë historikun e ndërtimit të kësaj kalaje.

Në programin e vizitave me udhërrëfyes për fëmijë, nën udhëheqjen e arkeologut Helidon Sokoli, vizitorët nga Mali i Zi patën mundësinë të provonin ndjesinë e zbulimit të thesareve të fshehura të kësaj kalaje duke u kuriozuar për profesionin e bukur të arkeologut.

Kalaja e Rozafës është atraksioni kryesor i qytetit të Shkodrës. Nga viti në vit ajo ka njohur rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve. Vetëm gjatë muajit prill ajo është vizituar prej më shumë se 12 mijë persona. Kjo shifër rezulton të jetë 3668 vizitorë më shumë se gjatë muajit prill të një viti më parë.

Investimet e kryera në kala e kanë kthyer atë në një atraksion turistik të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj. Ata shfaqin interes edhe për muzeun, ku janë të ekspozuara objekte që i përkasin Antikitetit dhe Mesjetës, si dhe mozaikun romak të shek. IV pas Krishtit zbuluar në vitet ’78-79 në pjesën e poshtme të qytetit. atsh/A.K./TemA

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button