Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Deklarata e fortë: Dy ministra kanë përdorur ‘SKY’! Kanë kriminelët miq shtëpie

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa tha se dy ministra aktualë të qeverisë kanë përdorur aplikacionet ‘’SKY’’ dhe ‘’Encrochat’’, dhe se personazhe të botës së krimit i kanë miq shtëpie.

I ftuar në Ora News, Prençi  tha gjithashtu se dy ish-drejtorë të përgjithshëm të policisë janë të implikuar në ‘’SKY’’ dhe ‘’Encrochat’’.

“Sipas meje një ish drejtor i përgjithshëm i policisë i sigurt, njërin e kam me dyshim.

Akoma nuk e kam marrë informacionin e besueshëm. Por mua më rezultojnë dy ish drejtorë të përgjithshëm policie të implikuar në ‘’SKY’’ dhe ‘’Encrochat’’ me grupet më të rrezikshme kriminale.

Dy ministra aktualë, të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, njëri dy personazhe të botës së krimit i ka miq shtëpie.

Kontribut maksimal për ti ndihmuar. Tjetri gjithë grupet në lidhje. Mos me thënë qendra e menazhimit të sallës operative të grupeve kriminale.

Koha do ta vërtetojë. Rrugëtime jashtë shtetit me kokat e bandës, ministrant dhe gratë e ministrave me gratë e kriminelëve”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button