Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Njoftoi bashkimin e PD, por a e njeh Berishën si kryetar? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Gazment Bardhi është pyetur nëse e njeh apo jo Berishën si kryetar.

Për të dytën herë radhazi, Bardhi iu shmang pyetjes, duke u përgjigjur: “Unë njoh vetëm vullnetin e demokratëve”.

Pas dy vitesh ndarje, grupi parlamentar demokrat u mblodh në selinë qendrore të PD nën kryesimin e Gazmend Bardhit, i cili njoftoi bashkimin përmes një deklarate për shtyp.

Bardhi vuri theksin tek procesi i bashkimit, si rruga e vetme për një mendje racionale, duke lënë pas të shkuarën e hidhur të PD-së. Ai tha se sot demokratët bëhen bashkë për të dalë në terren, për tu kthyen nesër në forcë udhëheqëse në qeveri. Ai nënvizoi disa linja ku duhet të ecë PD, duke nënvizuar orientimin pro amerikan dhe pro europian dhe rrugëtimin që duhet të bëjnë bashkë demokratët.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button