Aktualitet/LajmePolitike

Mbledhja e parë u bllokua nga deputetët e Berishës dhe Bardhit, ja kur do të mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore

Pas pezullimit të mbledhjes së parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi deputetë të grupimit të Berishës dhe Bardhit bllokuan sallën e mbledhjeve, duke mos lejuar përfaqësuesit e PD dhe PS që të zhvillojnë normalisht takimin, u caktua një datë tjetër.

Komisioni i Reformës Zgjedhore u vendos të premten, datë 26 janar, në orën 10:00. Mbledhja e 19 janarit u bllokua nga grupi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Përjashtimi me 10 ditë nga Kuvendi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës për sjelljen që patën në Komisionin e Medias me kolegen e tyre Flutura Açken, do jetë pengues për të qenë në mbledhjen e 26 janarit.

Por pritet të zbulohet nëse do të ketë reflektim nga ta, pas rikthimit nga Brukseli, ku u miratua rezoluta, ku kërkohej nga Parlamenti Europian nisja e menjëhershme e punës për Reformen Zgjedhore.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button