BotaKryesoreNdodhiRajoni

Shqetësime për kontaktet ushtarake Sllovaki-Rusi

Kur Robert Fico u ul përballë Vladimir Putinit në Kremlin në maj, Kryeministri sllovak tha se marrëdhëniet midis vendeve të tyre duhet të zgjerohen përtej furnizimeve me energji.

Ai i tha Presidentit rus se tashmë ishin ndërmarrë hapa për të rivendosur atashetë ushtarakë në ambasadat e tyre. Pesë muaj më vonë, marrëveshja tani po merr formë konkrete.

Sllovakiaka dërguar dy oficerë ushtarakë – Gjeneralin Slavomir Staviarski dhe zëvendësin e tij, Kolonel Ivo Gahir – në Moskë dhe po përgatitet të presë një atashe ushtarak rus në Bratislavë, duke rivendosur një mision ushtarako-diplomatik për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Çfarë po fiton Sllovakia?

Ky veprim është kritikuar nga opozita, e cila vë në dyshim përfitimin e Sllovakisë nga këto veprime. Politikanët opozitarë paralajmërojnë se Rusiamund ta përdorë marrëveshjen për të rritur operacionet e saj të inteligjencës.

Moskë 2026 | Vladimir Putin dhe Robert Fico
Vladimir Putin dhe Robert FicoFotografi: Ramil Sitdikov/AP Photo/picture alliance

“Një atashe ushtarak shtesë nuk e ndryshon pamjen e përgjithshme, rëndësia e emërimit është sinjali politik”, tha për DW Martin Poliacik, një ish-deputet sllovak i lidhur me partinë opozitare Sllovakia Progresive. “Aleatët e NATO-s duhet të jenë të shqetësuar si për aktivitetet e oficerit të ri ashtu edhe për mjedisin politik në të cilin ai do të veprojë”, vazhdoi ai.

Emërimet u raportuan nga faqja sllovake e internetit Aktuality.sk më 8 tetor. Të dy oficerët janë në listën e diplomatëve ushtarakë që shërbejnë jashtë vendit, të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes Sllovake. Sipas transmetuesit publik STVR, Staviarsky ka qenë në Moskë që nga fillimi i gushtit.

Ndërkohë, ekspertët e mbrojtjes së opozitës të cituar nga Aktuality.sk thonë se oficeri i ri rus është Maksim Verezan. Verezan akoma nuk është akredituar. Akoma nuk dihet se kur do të mbërrijë ai në Bratislavë.

Frika nga spiunazhi dhe dezinformimi

Mundësia ka ringjallur kujtimet e një skandali spiunazhi rus nga disa vite më parë që përfshinte Sergei Solomasov, zëvendës atasheun ushtarak në ambasadën ruse në Bratislavë.

Në vitin 2021, Solomasov u filmua duke rekrutuar Bohush Garbar, një bashkëpunëtor të faqes së internetit pro-ruse Hlavné správy, duke i dhënë atij para. Solomasov u dëbua nga Sllovakia vitin tjetër. Garbar u dënua më pas për spiunazh dhe ryshfet.

Ekspertët e opozitës i thanë Aktuality.sk se atasheu sllovak në Moskë do të monitorohej nga afër dhe se do të merrte pak informacion të dobishëm. Nga ana tjetër, ardhja e atasheut rus do të lehtësonte spiunazhin në Sllovaki. Ata paralajmërojnë se oficeri i ri rus mund të kryejë operacione ndikimi dhe dezinformimi, duke ngritur pyetje rreth asaj që do të merrte Sllovakia në këmbim.

Qeveria e mbron këtë veprim

Qeveria sllovake e justifikon rifillimin e kontakteve si një rrugë të mirë për të mbledhur informacion dhe për të ruajtur përfaqësimin diplomatik. Në një deklaratë për STVR, shërbimi i inteligjencës ushtarake sllovake tha se roli i Staviarskit ishte të vlerësonte situatën e sigurisë dhe atë ushtarako-politike dhe të raportonte në Ministrinë e Mbrojtjes.

Richard Glück, një anëtar i partisë Smer të Ficos dhe kryetar i Komitetit parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, tha se në Moskë ka edhe diplomatë dhe ushtarakë amerikanë, britanikë dhe francezë. “Ne po humbnim shumë informacion,” tha Glück për STVR.

Gjenerali në pension Pavel Mack shpjegon: “Ky është një hap shumë serioz i ndërmarrë nga qeveria e Ficos”. Sipas tij, “asgjë nuk ka ndryshuar (nga viti 2022)”.

Moskë 2026 | Vladimir Putin dhe Robert Fico gjatë një takimi me delegacionet e tyre
Vladimir Putin dhe Robert Fico gjatë një takimiFotografi: Ramil Sitdikov/AP Photo/picture alliance

“Aktivitetet armiqësore të Rusisëvazhdojnë të intensifikohen në Sllovaki dhe në rajon. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me intensitet të lartë, sikur edhe aktivitetet armiqësore hibride të drejtuara kundër Sllovakisë dhe fqinjëve të saj”, tha Macko.

Rëndësia e zgjedhjeve

Martin Poliacik dyshon se këtu ka edhe motive politike. “Shansi më i mirë (i Ficos) për të ndërtuar një histori bindëse për zgjedhjet e ardhshme është të pretendojë se të gjithë të tjerët po na tërheqin në luftë, ndërsa ai është i vetmi që dëshiron paqe”, tha Poliacik për DW. “Unë besoj se ai do të argumentojë se është në pozicionin më të mirë për të folur me Putinin për përfundimin e luftës dhe se kjo kërkon një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë me të”, vazhdoi ai, duke shtuar se Fico u përpoq të mos theksonte rolin e madh të prodhuesve sllovakë të armëve në furnizimin e Ukrainës me municion. Municionet furnizohen sipas kontratave tregtare dhe jo si ndihmë ushtarake për qeverinë sllovake.

Sipas Poliacik, “Sllovakia i përmbush zyrtarisht detyrimet e saj ndaj NATO-s, por përmbushja formale e detyrimeve nuk e zgjidh çështjen e besimit politik”.

Artikuj të lidhur

Back to top button