Aktualitet/LajmeKronikKryesoreNdodhiPolitike

Protestat thyejne rekordin e nje ditye. Tirana digjet, Ervin Demo del në video: “Dime me shume nga sa mund te themi!

Ministri i Brendshëm Ervin Demo ka dale ne nje komunikim publik online duke reaguar per here te pare pergjate protestave qe zgjaten mbi 9 ore deri ne momentin e reagimit te tij. Ne videon e publikuar nga ministri u fol per nje situate e cila sipas ministrit ka te njohurat dhe te panjohurat e vet. Zoti Demo foli edhe per nje komplot të madh kundër Shqipërisë, duke lene te nenkuptoje se pas protestave qe nuk jane te studenteve por maskohet pas tyre, qëndrojnë Sali Berisha dhe agjenturat e huaja, të cilat, sipas tij, veprojnë përmes rrjeteve sociale që prej qershorit.

Goditjet mbi prona publike, institucione dhe prona private ne qender te kryeqytetit kane qene me te pazakontat e ndodhura ndonjehere ne Tirane dhe ne vend. Jane djegur, shkaterruar dhe demtuar mjedise te Ministrise se Arsimit, Ministrise se Ekonomise, asaj te Drejtesise dhe ne seline e Kryesise se Kuvendit te Shqiperise. Nderkohe qe jane sulmuar, gjegur dhe shkaterruar mjedise te disa filialeve bankare te nivelit te dyte, njesi private biznesi dhe objekte nen pronesine e Bashkise se Tiranes.

Ministri Demo paralajmëron me një dozë të mirë misteri: «Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte». Pra, ministri i di sekretet, por shqiptarët nuk kanë pse t’i dinë ende, ndonese paralajmeroi se Policia ka dshmuar profesionaliZem dhe terheqje per te mos rene ne provokime me pasoja..

Ajo që nuk shpjegon është përse policia nuk ndaloi shkatërrimin e bizneseve dhe sulmet ndaj Parlamentit, Kryeministrisë e ministrive.

Pamvaresisht ketyre deklaratave, gjate dites se dyte te protestave mediat dhe qytetaret kane denoncuar momente dhune, sjellje agresive dhe perdorim te gazit lostsjelles dhe bombave tymuese.

Për zjarrvënësit dhe sulmuesit mbi pronen private dhe institucionet, ministri beri edhe një paralajmërim që tingëllon si një variant qeveritar i fjalës së urtë: «Përgjegjësia individuale para ligjit mund të vonojë, po nuk do të harrojë». Dikur thuhej se Zoti vonon, por nuk harron.

Reagimi i ministrit ka qene i vetmi gjate gjithe episodeve te ndodhura ne dyten e dyte te protestes se dhunshme ne kryeqytet. Lenia ne meshire te fatit e institucioneve, shmangia e policise se shtetit nga mbrojtja e dyerve te tyre, vecanerisht Kuvendit te Shqiperise dhe ministrive, perben nje aspekt tjeter shkeljeje apo detyre te moskryer nga ana e policise. Ministri  Demo duhet të tregojë kush e drejtonte policinë ndërsa Tirana digjej dhe duhet zbardhur pergjegjesia deri ne nivele te larta te drejtimit te Policise se Shtetit..

Artikuj të lidhur

Back to top button