Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiRajoni

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon Kosovën duke paralajmëruar një lëvizje tepër ekstreme. Sipas asaj që raportojnë mediat në Beograd, ai paralajmëron ndryshimin e rrjedhës së ujit të Ibrit, siç thuhet, në kundërpërgjigje të atyre që i quan “veprime të autoriteteve të Kosovës kundër serbëve.

“Duhet t’ju njoftoj, ne kemi ftuar tashmë ekspertë që merren me këtë, domethënë sektorin e ndërtimit, inxhinierët, të gjithë të tjerët… Ata po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tone. Le të shohim, çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pas këtij veprimi?”, tha presidenti serb.

Vuçiç nuk dha detaje të mëtejshme, as nëse është e sigurt se ndryshimi i rrjedhës së ujit të Ibrit do të ndodhë. Diga e lumit Ibër krijoi liqenin e Ujmanit, nga i cili varet furnizimi me ujë në një pjesë të madhe të Kosovës, si dhe prodhimi i energjisë elektrike.

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button