Aktualitet/LajmeBlogKryesoreKultureNdodhi

QIRIAKO MENIKO PIKTORI I BREGUT METAFIZIK

Nga Ilmi Kasemi Beati-
Sot u shua.
Ndërroi jetë njeriu dhe akademiku më i urtë, më i arsyeshëm e më i vërtetë, profesori i historisë së artit i periudhës më kritike të ottocento-s dhe kalimit në modernitet, në fillimin e shek XX.
Piktor i “urtë” gjithashtu, me dëshmi të një koncepti krejt të ndryshëm nga kërkesat e parimeve të porositësit shtet socialist.
Peisazhist i vijës natyraliste absolutiste të panoramës pa njerëz e gjallesa në tokë, qiell e det.
Dhe pa natyralizime e verizëm optik.
Piktori i dritës së ngjyrës, kontureve sagomatiche karakteriale të vëllimeve të materies tokë dhe pemëve tipike të bregdetit vetëm blu e tendosur, si dhe vetë hapësira e shtrirë gjatë e gjerë, por pa dimension gati gati ekstraterrestre.
Ke qenë profesori im në vitet e para të Akademisë, që kur hynim në auditor ne i hiqnim rrobat, jo se i kishim me baltl e allçi, por ato qenë të rrudhura nga sikleti i auditorëve e lëndëve të tjera me profesorë të tjerë egoist e ideologjist.
Kam parë në personin tënd një njeri fisnik.
Me ty nuk kishe frikë të flisje, të shpreheshe në epokën e frikës së shprehjes së lirë.
I qeshur e me ironi të hollë, nuk kundërshtoje kurrë sepse nuk kishe shpirt gare e konkurence, ndoshta të dyja i kishe brenda vetes si vokacion kërkimor në heshtje e në referencë me të mëdhenjtë e artit, por kurrë nuk shquheshe për tu shquar mbi të tjerët.
Lamtumir Njeri.
U prehsh në paqen e amëshuar.
Ngushëllime familjes e të afërmve.
Tiranë

7.8.2026

Shiko më pak

Artikuj të lidhur

Back to top button