Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiRajoni

Episode tensioni ne liturgjine e Vidovanit, ne pervjetorin e Betejes se Fushe Kosoves. Policia e Kosoves shoqeron 10 serbe esktremiste

Episode tensioni dhe arrestime ka pasur ne Vidovan, gjate litrugjise se njohur te kryer nga prifterinjte ortodokse serbe ne manastirin e njohur. Mediat njoftojne se janë shoqëruar 10 persona nga Policia e Kosovës. Shoqerimi i tyre eshte kryer nga forcat e Policise pasi personat ne fjale kane qene te angazhuar në kore nacionaliste kundër Kosovës brenda hapësirës së monumentit për Betejën e vitit 1389.

Reporteret njoftojne se disa persona janë arrestuar për shkak se refuzuan urdhërat e policisë për daljen e qetë nga vendi i ngjarjes. Arrestimet erdhën pas më shumë se 20 minuta, pasi ishin kryer ritet fetare dhe serbët kënduan këngë nacionaliste duke thënë se Kosova është serbe, dhe se do të kthehet në Serbi.

Pas ketyre demonstrimeve policia ka marrë masa për të larguar personat që xhironin individualisht, duke lejuar vetëm mediat zyrtare. Lidhur me mbulimin mediatik, gazetari nënvizon se mediat lokale serbe në Kosovë raportojnë në mënyrë profesionale, ndërsa mediat në Beograd sipas tij tentojnë të skandalizojnë çdo incident dhe t’i paraqesin arrestimet si sulm dhe përndjekje ndaj serbëve.

 “Janë gjëra teknike të cilat policia e Kosovës pra i komunikojnë mes vete, por gjithsesi ka lëvizje në atë makinën e madhe të policisë. Janë dy që janë bërë gati për t’i shoqëruar personat të cilët janë arrestuar.

Sapou ka kërkuar policia e Kosovës që t’i largojnë individët që po xhirojnë nga ana tjetër. Pra, duke u larguar, policia e Kosovës u thotë pjesëtarëve të tjerë që t’i largohen sa më shpejt. Është e lejuar, le të themi, xhirimi vetëm për grupet e xhirimit, për gazetarët, por jo dhe për persona individualë për momentin, sepse me gjasë pra, në çdo moment do të ketë të tjerë persona të cilët do të shoqërohen.

Tani për mediat serbe lokale të Kosovës, ato janë goxha profesioniste dhe raportojnë në mënyrë, le të themi, jo senzacionaliste, të zakonshme për atë që ndodh. Ndërkohë që mediat në Beograd, shumica e tyre janë pra të lidhura me regjimin e Vuçiçit dhe secili incident i vogël skandalizohet.

Pra, secili arrestim nga ana e policisë së Kosovës, secili shoqërim për shkak të provokimeve që ndodhin, paraqitet si sulm ndaj të gjithë serbëve, paraqitet si përndjekje ndaj serbëve të Kosovës. Pra, toni është gjithmonë nacionalist, është kundër shqiptarëve të Kosovës, fyhen policët e Kosovës për punën e tyre që bëjnë.

Por ne jemi mësuar, pra nuk është çudi, kështu ka ndodhur gjithmonë. Edhe një individ që ka bartur gjatë gjithë kohës kryqin brenda, në kuadër të manifestimit religjioz. Por duhen vetëm pak minuta për të përfunduar dalja e të gjithëve, në mënyrën më të qetë po themi. Përveç atij shoqërimi të një personi, të gjithë të tjerët janë lejuar që në mënyrë të qetë dhe të ngadalshme t’i drejtohen makinave të tyre, autobusëve, sepse kanë ardhur në mënyrë të organizuar dhe autobusët gjithmonë përcillen nga policia e Kosovës”, tha ai ndër të tjera.

Artikuj të lidhur

Back to top button