
Ka përfunduar ne seline e PS-se ne Tirane, pas më shumë se një ore mbledhja e kreut te partise dhe kryeminister, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Ndonese takimi nisi pak me vonese nga orari i njoftuar, mesohet se ne fjalen e vet kryeministri Rama ka paraqitur ceshtje te situates dhe nevojen e pershtatjes se qendrimeve, reagimeve dhe aktivitetit ne perputhje me te. Takimi 60 minutesh eshte dominuar nga fjala e Rames i cili ka kërkuar që fokusi kryesor të jetë te shqetësimet e qytetarëve, duke theksuar se “lufta dixhitale” dhe algoritmet nuk mund të zëvendësojnë punën në terren dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
Ai ka kërkuar gjithashtu një koordinim më të shpejtë mes ministrave dhe deputetëve për të adresuar problemet e qytetarëve. Duke qenë se nuk luftohet dot kjo luftë dixhitale që ai e konsideron të vetën, drejtuesit politikë por edhe ministrat duhet të kenë një fokus dhe ai fokus duhet të jetë tek qytetarët dhe shqetësimet që ata kanë. Ky qëndrim i kryeministrit Rama përkon edhe me porositë që ai la ditën e shtunë me dyer të mbyllura në mbledhje, ku është caktuar që një zv/ministër aktual të qëndrojë si një ndërmjetës mes ministrit dhe deputetit. Deputetët do të jenë ata që do t’ia përcjellin në terren elektoratit të tyre, ndërsa zv/ministri do të bëhet një hallkë ndërmjetëse mes deputetit dhe ministrit për ta zgjidhur më shpejt. Kjo pikë ka qenë në diskutim edhe ditën e sotme në shqetësimin e qytetarëve. Nuk ka pasur diçka organizative për sa i përket zgjedhjeve lokale, është ende herët. Dhe vëmendja aktualisht është tek protesta e cila po mbahet në Bulevard”.
Në kete mbledhje Rama ka kërkuar nga drejtuesit politike dhe ministrat që të jenë pranë qytetarëve me shqetësimet që ata kanë. Po ashtu ka komentuar edhe protestën duke thënë se është një luftë digjitale të cilën nuk e luftojmë dot.
Pas mbledhjes, Rama i shoqëruar me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla me të cilin pati një komunikim të shkurtër përpara se të largohej me makinë.
Ai nuk dha një komunikim për mediat ku thjesht i përshëndeti dhe u largua për takimin e radhës. Pas mbledhjes me drejtuesit politik, Rama po takohet edhe me kryebashkiakët, ne ish hotel Dajti.
Mbledhja vjen pak ditë pas takimit të zgjeruar me grupin parlamentar dhe qeverinë, si dhe në një kohë kur prej më shumë se tre javësh në Tiranë po zhvillohen protesta ku kërkohet dorëheqja e tij. Ne kete takim mesohet se kryeministri po terheq vemendjen per administrimin e puneve dhe sidomos problematikat e sezonit veror. Kerkon qe te rritet eficenca dhe sidomos zgjidhja e ankesave te qytetareve.



