
Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur edhe këtë të diele në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 8-të të protestës kundër ndërtimit në Zvërnec.
Me flamuj dhe pankarta në duar, pas marshimit në bulevard, protestuesit u ndalën para godinës së Kryeministrisë ku pritet të qëndrojnë për disa orë siç ka ndodhur në ditët e mëparshme. Protesta nisi me protestuesit të cilët kënduan himnin e Flamurit.
Ata bënë thirrje si: “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Dorëheqje, dorëheqje”. Në protestë janë ngritur edhe qytetarët në Pogradec.
Prej ditësh, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e kryeministrit; shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë; shfuqizimin e Paketës së Maleve; anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura; si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.



