Aktualitet/LajmeKronikKryesoreNdodhi

I jep sot lamtumirën e fundit babait, Ilir Meta mbërrin në Çepan të Skraparit për ceremoninë mortore

Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, ka sjellë pak më parë në Çepan të Skraparit ish-presidentin Ilir Meta, i cili do të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore të babait të tij të ndjerë, Rexhep Meta.

Ish-presidenti ka përfituar leje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndërsa pas gati dy vitesh në paraburgim, kjo është hera e parë që ish-presidenti Ilir Meta del jashtë qelive përveç rasteve kur ai është paraqitur në seancat gjyqësore.

Ai është shoqëruar nga forcat e Drejtorisë së Burgjeve ndërsa sipas lejes së dhënë, ai pritet të marrë pjesë si në ceremoninë mortore, ashtu edhe në pritjen e ngushëllimeve që familja do të organizojë.

Në foto shihet edhe Tedi Blushi, miku i vjetër i Metës, i cili duket se nuk e ka lënë vetëm në këtë ditë të vështirë.

Babai i tij, Rexhep Meta, ndërroi jetë të hënën në moshën 83-vjeçare.

Artikuj të lidhur

Back to top button