Aktualitet/LajmeBotaKryesoreNdodhiRajoni

“200 mijë protestues në Beograd”, Miketiç: Vuçiç u zemërua, nxori në rrugë huliganët

Protestat ne Beograd po njohin pershkallezim te madh. Tubimi dhe reagimet e dites se shtune konsiderohen nga me te medhate e realizuara nga qytetaret dhe studentet ne kryeqytetin e Serbise. Politikani Djordje Miketiç duke folur per mediat shqiptare theksoi se kjo prteste ishte një nga më të mëdhatë që nga rrëzimi i Millosheviçit.

Ai tha se rreth 200 mijë persona u mblodhën në këtë protestë dhe se ishte një protestë paqësore, pavarësisht se pati disa arrestime dhe të lënduar.

“Ishin rreth 200 mijë persona në Beograd, ishte një protestë e mrekullueshme, shumë paqësore dhe shumë njerëz dolën nga shtëpitë dhe u bashkuan me të.

Çfarëdo që të jetë duke ndodhur në Serbi dhe gjërat e këqija që po ndodhin me regjimin, qytetarët janë të lodhur me regjimin.

Më vonë pati disa incidente në Beograd të nxitura nga regjimi përmes disa huliganëve që janë marioneta të tij dhe u përpoqën që përmes akteve të dhunës të zbehin rëndësinë e kësaj proteste.

Pati disa arrestime, disa persona të lënduar, por ajo që duhet të kemi parasysh është pjesëmarrja e madhe prej 200 mijë personash, ndër më të mëdhatë, në mos më e madhja në Serbi që nga rrëzimi i Millosheviçit”, u shpreh ai.

Dhuna shpërtheu në qendër të Beogradit pas një prej protestave më të mëdha antiqeveritare të muajve të fundit, ku dhjetëra mijëra qytetarë, të udhëhequr nga studentët, dolën në rrugë me thirrjen: “Serbia duhet të bëhet shtet ligjor, jo shtet mafioz.”

Sipas mediave serbe dhe raportimeve ndërkombëtare, protesta kryesore në sheshin Slavija Square nisi në mënyrë paqësore, por tensionet u përshkallëzuan më vonë pranë presidencës dhe zonave të bllokuara nga forcat e rendit. Grupe protestuesish hodhën sende, fishekzjarre dhe në disa raste u raportua edhe për tentativa me mjete zjarrvënëse, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës, granata shoku dhe ndërhyrje të njësive speciale për shpërndarjen e turmës.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, tha se janë ndaluar të paktën 23 persona dhe raportoi të plagosur edhe nga radhët e policisë. Nga ana tjetër, organizatorët e protestës dhe grupet studentore akuzuan autoritetet për përdorim disproporcional të forcës dhe tentativë për frikësimin e protestuesve.

Këto protesta janë vazhdim i një lëvizjeje që nisi pas tragjedisë së stacionit në Novi Sad, ku shumë qytetarë fajësuan korrupsionin institucional dhe mungesën e përgjegjësisë shtetërore. Studentët tani kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe reforma të thella politike.

Presidenti serb Aleksandar Vucic i ka cilësuar protestuesit si elementë të dhunshëm dhe ka deklaruar se shteti nuk do të lejojë destabilizim, ndërsa organizatat europiane dhe grupet e të drejtave civile po ndjekin me shqetësim zhvillimet dhe raportimet për përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

Artikuj të lidhur

Back to top button