
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me homologen italiane Giorgia Meloni. Sipas njoftimit të Qeverisë Italiane, takimi mes dy liderëve do të mbahet në orën 15:00 në selinë e ekzekutivit italian, në “Palazzo Chigi”.
Ende nuk janë bërë publike detaje mbi axhendën e bisedimeve, por pritet që në qendër të diskutimeve të jenë bashkëpunimi dypalësh, proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian si dhe zhvillimet rajonale.
Nga pala shqiptare nuk ka pasur njoftim paraprak per kete vizite te kryeministrit Rama ne Rome. Nderkohe qe konteksti gjeopolitik dhe situata nderkombetare eshte me komplekse se kurre ndonjehere.



