Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Deputetët e opozitës kërkojnë interpelancë urgjente për kompanine shteterore KAYO

Nje grup deputetesh te opozites, perkatesisht: Klevis Balliu, së bashku me Flamur Noka, Isuf Çelaj, Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Elda Hoti, Ledina Aliolli dhe Gazment Bardhi, kërkuan një interpelancë urgjente në Kuvend me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, lidhur me funksionimin e kompanisë shtetërore KAYO sh.a. Në shkresën zyrtare të Partisë Demokratike thuhet se kërkesa ngre shqetësime për transparencën, mënyrën e krijimit të kompanisë dhe marrëdhëniet e saj me partnerë privatë në industrinë ushtarake. Sipas deputetëve, vendimet e qeverisë gjatë vitit 2025 kanë lejuar që KAYO të hyjë në bashkëpunime ku shpesh mban pjesë minoritare, duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin shtetëror dhe mbrojtjen e interesit publik.
Në fokus janë edhe disa kompani të përbashkëta, përfshirë TIMAK Defence, si dhe përfshirja e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, për të cilin kërkohen verifikime mbi rolin dhe lidhjet e tij. Po ashtu, opozita kërkon sqarime për marrëdhëniet me kompaninë izraelite “Elbit Systems” dhe për një marrëveshje të mundshme që përfshin furnizime ushtarake dhe investime, për të cilat mungon transparenca mbi vlerën dhe financimin.
 Në total janë ngritur 22 pyetje që lidhen me rolin e ministrit, përzgjedhjen e partnerëve, procedurat kontraktuale, kontrollin parlamentar dhe rreziqet për sigurinë kombëtare.

Artikuj të lidhur

Back to top button