
Nga Dashnor Kokonozi-
Disa shqiptarë po më duken si policia e moralit e mullave të Iranit: Ti nuk ke asgje kunder tyre por ata të hidhen në grykë po të bësh edhe vërejtjen më të vogël ndaj “gjenialitetit” të z. Trump, pa harruar ta identifikojnë atë me Amerikën. Zakonisht, si sulm të parë të taksojnë menjëhere si “antiamerikan”. Nuk të pranojne se ke verejtje ndaj Trumpit. E kane te veshtire ta perfytyrojne si mund te kesh vrejtje ndaj tij!
Mirë neve këtu nê fb po na e mbyllin gojën me të shara, por si ia bëjnë që t’ua mbyllin gojën atyre miliona amerikanëve që protestojnë dhe janë ngritur kundër mbretit? (Dikush m’u përgjigj e tha se ata jane pedofilë)
Këtu shoh një kthim në origjinë, te zanati i hershëm i sejmenëve, që ka qenë thuajse një profesion kombëtar. Shqiptarët i gjeje kudo nëpër Perandorinë Osmane me besnikërinë e tyre prej qeni ndaj gjithfarë feudalësh. Dhe piktorët e huaj, aty i kanë gjetur, te porta e te zoterve.
Por jo vetëm nëper perandorinë osmane.
Kujtoj se një detashment shqiptarësh me emrin “Real Macedone”, nëse e mbaj mend mirë, u vu në mbrojtje të reaksionit dhe të një tirani si Ferdinandi i Dytë i Napolit, në një kohë kur e gjithë Italia përgatitej në luftë për bashkim kombëtar. Ishin ata që vranë jo vetëm shumë revolucionarë italianë, por edhe shumë arbëreshë që i ishin bashkuar asaj lëvizjeje madhështore.
Shpresoj të mos jenë të shumtë ata që do t’i kthejne pushken protestuesve amerikane me rastin eventual të ndonjë kërkese “nga lart”.



