Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Reforma zgjedhore, reagon OSBE: Mezi presim të angazhohemi me të gjithë aktorët

Reforma Zgjedhore është kthyer në fokus të diskutimeve në vend. Në një reagim së fundmi, OSBE, thekson se qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit.

Mes të tjerash thonë se mezi presin të angazhohen me të gjithë aktorët politik për të arritur synimet e përbashkëta.

“Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. @OSCEinAlbania qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit.

Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme.”, thuhet në reagim.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button