Aktualitet/LajmeKryesoreKultureNdodhi

Vlora humb nje piktor te talentuar:Lamtumire Rakip Shabani!

Piktori, skenografi, arkitekti dhe artisti i njohur Bashkim Zahaj publikoi ne faqene vet zyrtare:
“Njoftohem nga rrethi i piktoreve vlonjate se ka ndruar jete piktori i njohur i Vlores dhe jo vetem artisti Rakip Shabani.
Nje emer i njohur i “shkolles se Vlores” siç u quajten vite perpara artistet figurative te ketij qyteti. Nje artist i spikatur ne gjinine e akuarelit dhe te piktures se kavaletit. Piktor dhe artist modern .
Ngushellime familjes dhe miqve artiste !”
Piktori Rakip Shabani ka lene nje karriere dhe veper te pasur artistike si fond te arte te galerise vetiake, te Vlores dhe disa galerive te tjera brenda dhe jashte vendit. Pune te tij jane lauruar me cmime te ndryshme kombetare, rajonale dhe nderkombetare.
Per dekada rresht ai formoi breza te rinj artistesh, piktore dhe skulptore te cilet cmojne shume artin dhe profilin prej artisti modern te piktorit Rakip Shabani.

Artikuj të lidhur

Back to top button