Aktualitet/LajmeBlogEditorialKryesoreOpinionsSociale

Pse po dështojnë familjet Shqiptare?

Nga Jeta Bushi-

Pse burrat vrasin gratë?!
Pse burrat shqiptar me grua dhe fëmijë në shtëpi, kalojnë 18 orë te kafja e lagjes?!!
…………
Nuk ka një përgjigje të vetme….
Kafeneja si “Zyra” Sociale:
Historikisht, për burrat shqiptarë, kafja nuk është thjesht për të pirë diçka, por është vendi ku merren vesh lajmet, bëhet politikë dhe mbyllen pazaret. Është një lloj “institucioni” ku ata ndjehen të rëndësishëm dhe të lidhur me komunitetin.
Ata i largohen përgjegjësisë familjare duke menduar se mjafton të cosh nje cop bukë në shtëpi dhe detyra e tyre mbaroi…
Për shumë prej tyre, shtëpia shihet ende (gabimisht) si dënimi i gruas.
Zhurma e fëmijëve, kërkesat e bashkëshortes apo detyrat e shtëpisë shpesh përjetohen si stres, ndaj kafja shërben si një “zonë e sigurt” pa përgjegjësi.
Në Shqipëri ekziston një lloj “detyrimi” shoqëror që nëse nuk del në kafe me shokët, quhesh “i mbyllur” ose “nën urdhrat e gruas”.
Ky mentalitet i vjetër i shtyn të rrinë jashtë shtëpisë për të vërtetuar pavarësinë e tyre.
Shumë meshkuj mendojnë se në vend te gruas kanë marrë shërbëtore!
Shumica e marrëdhënieve të pathelluara janë të këtij standarti.
Njerëz pa nivelin minimal të kapacitetit ndjesor, që e shohin familjen më tepër si institucion sesa si strehë emocionale.
Kur me gruan nuk ke asnjë të përbashkët,
sigurisht që kafja e lagjes do të duket më interesante se familja jote.
Shumë martohen nga presioni social ……
një mentalitet i kalbur deri me rrënjë!
Kjo gjë ka prekur dhe prek më shumë gratë ,
por ne vitet e fundit vihet re se dhe burrat vuajne nga një gjë e tillë!
Mendoj se….
Në momentin që je duke bërë diçka vetëm sepse po ta imponon bota dhe jo për dëshirat e tua ke marrë fund si person.
Disa prej tyre kur ja arrijnë qëllimit të tyre të gjejnë një femër “leshko” të cilës ja fryjnë barkun dhe me pas e lënë të vetmuar ne 4 muret e shtëpisë …. ata mendojnë se janë tashme “BURRRA” dhe…
……më pas vazhdojnë të qetë aktivitetin e përditshëm te kafja e lagjes !
“Fatkeqësisht burrat janë kthyer thjesht në qenie të përshtira që kanë vendosur ti nxijnë jetën familjes që kanë në shtëpi.”
“Sado kafshërore të duket, shumë burra martohen vetëm për të lënë pasardhës.”
“Kur dy njerëz vendosin të bashkohen vetëm për të sjellë në jetë fëmijë, ata e trajtojnë lidhjen si funksion biologjik, jo si ndërtim emocional, intelektual dhe moral.”
Lidhja midis martesave pa dashuri dhe vrasjeve brenda familjes është një temë komplekse që sot po e hasim cdo ditë në Shqipëri!
Jetesa në një martesë pa ndjenja krijon një ndjenjë të vazhdueshme pakënaqësie dhe izolimi. Sipas raporteve mbi krimin brenda familjes shumë ngjarje tragjike nisin nga debate të ashpra që burojnë nga akumulimi i këtij frustrimi ndër vite.
Presioni social për të mos u divorcuar
Në Shqipëri ruajtja e “nderit” të familjes pavarësisht mungesës së lumturisë i detyron çiftet të qëndrojnë bashkë.
Ky presion shndërron shtëpinë në një “burg” emocional, ku dhuna shihet shpesh si mjeti i fundit (dhe i tmerrshëm) i shfryrjes.
Në martesat pa dashuri, shpesh ekziston një ndjenjë pronësie.
Kur njëri partner tenton të largohet , kjo mund të nxisë xhelozi ekstreme deri në vrasje.
Raste të ngjashme degjojmë cdo ditë ne televisionet Shqiptare!
Në vend të dashurisë, këto martesa shpesh bazohen në kontroll dhe autoritet.
Kur komunikimi dështon plotësisht , konflikti fizik bëhet “gjuha” e vetme e mbetur në atë martesë të dështuar qysh në fillimet e saj!
Fatkeqësisht partneri nuk shihet si individ emocional bashkeshortor , por si mjet për një qëllim të caktuar vetëm për të pasur pasardhës, për këtë arsye kafja e lagjes ka më shumë rëndësi se partneri.”

Artikuj të lidhur

Back to top button