
Protesta e PD-se ka nisur si nje shetitje neper tym dhe molotove. Ps tubimit prane Kryeministrise ku jane hedhur nga militantet fishekzjarre dhe tymuese, ka nisur nje itinerar levizjeve e ndare ne dy grupe nje duke kaluar neper bulevardin Deshmoret e Kombit, para Bashkise se Tiranes dhe Ministrise se Brendshme, me pas ne Sheshin Skenderbej dhe pas rrotullimit tek selia e Bankes se Shqiperise, duke levizur para selise se katedrales otodokse te Tiranes dhe pergjate bulevardit “Gjergj Fishta” deri tek ura prane Drejtorise se Policise se Tiranes dhe me pas neper rrugen “Sami Frsheri dhe kthim ne ish Bllok dh dalje prane selisse se Kryeministrise dhe prane baneses se kryetarit te PD-se zotit Beisha. Pak me vone zoti Berisha ka dale rishtaz dhe i ka drejtuar protestuesit drejt Kuvendit te Shqiperise ku mes protestuesve dhe policise ka pasur perballje me tymuesit molotove.
Hedhja e molotoveve ne kete moment ka qene shume intensiv dhe ka detyruar protestuesit te shperndahen.
Protesuesit te kryesuar nga drejtuesit e PD jane drejtuar serish nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, ku edhe jane perballur serish me forcat e policise te cilet i kane goditur me mainat e ujit dhe mjete tymuese per shperndarjen e tyre. Megjithate protestuesit kane vazhduar serish levizjen e tyre ne kahe te ndryshme.
Në një moment tensioni mes turmës së protestuesve dhe policisë afër AKSHI-t, raportohet se Berisha ka pësuar lëndime në sy, për shkak të hedhjes së sprajtit tymues. Po ashtu mësohet se ai është lagur nga hedhja e ujit nga autobotët e policisë. Për disa momente Berisha nuk është ndjerë mirë dhe ka qene momenti kur ai i eshte drejtuar baneses se vet, prej nga eshte rikthyer serish.
Tubimet dhe levizjet protestuese kane vijuar deri ne oren 21.00 dhe grupe te ndryshme te opozitareve kane vijuar te protestojne ne pika te ndryshme duke u drejtuar me pas tek selia e PD-se, ku sic dukej pritej fjal e fundit e kryetarit te PD-se zotit Berisha.



