
Socialisti i njohur Petro Koçi eshte i pari qe publikisht shprehet kunder vendimit dhe votimit te sotem ne Kuvendin e Shqiperise, sipas te cilit refuzohet kerkesa e SPAK per heqjen e imunitetit te deputetetes Balluku. Sipas gjasave ky rast do te sherbeje per shpalljen e nje diversiteti qendrimesh brenda shumices, sikunder edhe reagimet publike kunder ndaj vendimeve te imponuara te cilat tash e ne vijimesi pritet te shtojne kostot ne marredheniet e PS-se dhe qeverise Rama me faktorin nderkombetar.
Ish deputeti dhe drejtuesi i njohur i PS-se Petro Koçi ne nje status ne fb shprehet:
“Nuk eshte fundi i botes dhe as kohe e diellte per opoziten berishiane, por vendimi i sotem i refuzimit te kerkeses se SPAK per lejen e Kuvendit per mase sigurimi ndaj nje deputeteje nen ndjekje penale perben nje hap prapa per procesin politik dhe sundimin e ligjit ne Shqiperi.
Une e vleresoj shqetesimin e perhapur lidhur me zgjerimin e aplikimit te vendimeve me arrest paraprak si mase sigurimi ndaj disa figurave politike nen ndjekje penale, por trajtimi i ketij shqetesimi nuk mund te administrohet nepermjet nje rasti individual, por vetem nepermjet nderhyrjeve te konsultuara me praktikat nderkombetare ne legjislacion apo nepermjet vendimeve normuese te shkalleve te larta te gjyqesorit, edhe keto te konsultuara paraprakisht me Komisionin e Venecias.
Nderhyrja selektive e politikes se dites ne mbrojtje te individeve te caktuar te saj ndaj ndjekjes penale, opozita ne rastin Berisha apo maxhoranca ne rastin Balluku, e kompromenton angazhimin publik dhe parimor te klases politike per te respektuar drejtesine e re ne luften ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar.”



