Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiPolitike

Kuvendi refuzon heqjen e imunitetit te Ballukut.Reagojne ambasadat. Kunderpergjigjet Rama

Disa ambasada te vendeve kryesore te BE si ajo e Gjermanise, Britanise se Madhe, Hollandes kane reaguar menjehere pas votimit te sotem ne Kuvendin e Shqiperise ku pas nje vendimi politik deputetet e shumices socialiste refuzuan me 82 vota refuzimin e leshimit te imunitetit te deputetes Belinda Balluku, pas kerkeses per arrestim nga SPAK.

Ne raportin e shumices te paraqitur ne Kuvend nga deputeti Ulsi Manja u argumentua se kerkesa e drejtesise nuk ka lidhje me akuzen per korrupsion, argument te cilit i meshoi ne reagimin e pare si pergjigje ndaj deklaratave te ambasades gjermane dhe britanike, kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ambasada holandeze nënvizon se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron: Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta. Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi.

Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë deklaroi se vendimi që mori sot Kuvendi ishte i drejtë, ndërsa theksoi se Belinda Balluku nuk akuzohen për korrupsion.

Reagimi i Edi Ramës:

Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%.

Por duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj:

• Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian!

• Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur.

• Lufta reale kundër korrupsionit vazhdon, më këmbëngulëse se kurrë, siç e tregon qartë edhe pasqyra objektive e përditësuar Komisionit Europian.

• Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor.

• Shumica qeverisëse, bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen. Ai është një proces serioz, i bazuar në norma kushtetuese e ligjore, të cilat nuk janë as karta bianka, as dyer të mbyllura për prokurorinë.

Sot ne i kemi respektuar plotësisht ato norma dhe kush pretendon të kundërtën, ka të drejtën e vet të padiskutueshme, po s’ka argumenta të mjaftueshëm për ta fituar debatin mbi ekzistencën ose jo të kufirit mes pushteteve të pavarur kushtetues, të cilin parlamenti i Shqipërisë e mbylli sot duke treguar se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë!

Ecim përpara, Shqipëria nuk ka plan B!

Artikuj të lidhur

Back to top button