
Nga Bahri Cani-
Cem Özdemir pritet të jetë Kryeministri i parë me origjinë nga Turqia (përkatësia etnike çerkez) në një land në Gjermani!
Fitore sensacionale e Cem Özdemir dhe ekologjistëve në landin Baden Würtemberg. Sipas parashikimeve të para, kjo parti ka fituar më së shumti vota dhe ka ruajtur pozitën e parë.
Kjo fitore do të thotë: Cem Özdemir sipas të gjitha gjasave do të jetë Kryeministri i ri dhe kështu Kryeministri i parë një landi në Gjermani me origjinë nga Turqia (me oirgjinë etnike çerkez) por i lindur në Gjermani. Cem Özdemir ka qenë edhe ministër federal i Bujqësisë e më parë edhe kryetar i Partisë ekologjiste.
Cem Özdemir është fëmijë i gastarbeiterëve turq, të ardhur para shumë se 60 vite në Gjermani.
Ai edhe ekologjistët fituan sipas parashikimeve të para më së shmti vota, e dytë është partia CDU e kancelarit Merz.
Fituese e madhe e këtyre zgjedhjeve është edhe AfD, e cila tani do të jetë partia e tretë në Landtag. Ndërsa SPD ka fituar vetëm rreth 5,5% (një rënie prej rreth 5,5%), dhe memzi ka kaluar pragun zgjedhor. Këto rezultate mund të ndryshojnë, por jo edhe aq shumë…
Ekologjistët në këtë land kanë qenë edhe deri tani në pushtet, por kohët e fundit kanë qenë nën presion të madh, ndaj konsiderohet shumë sukses i madh që Cem Özdemir arriti të ruajë vendin e parë. Landi Baden Wurtemberg është landi i vetëm ku ekologjistët deri tani kanë pasur postin e Kryeministrit, e siç duket do ta kenë edhe në të ardhmen.



