
Është caktuar treshja gjyqësore që do të shqyrtojë në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të akuzuarëve të tjerë. Relatore do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa anëtare të trupit gjykues do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Ëngjëllushe Tahiri, aktualisht gjyqtare në procesin “Plumbi i Artë”, është përzgjedhur përmes shortit elektronik për të vendosur mbi këtë çështje. Tre ditë më parë, Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e mbante kryebashkiakun në arrest me burg. Veliaj ndodhet në arrest që prej 10 shkurtit 2025.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futjen e sendeve në burg.



