Aktualitet/LajmeKryesorePolitikeRajoni

KUR MAQEDONASIT “TALLEN” ME GJUHËN SHQIPE, GARDIAN I GJUHËS DUHET TË JETË EDI RAMA DHE ALBIN KURTI

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni po bëhet “mollë sherri” dhe interpretohet me përbuzje nga funksionarët dhe juristët maqedonas plot 30 vite.
Rasti i fundit është dhënia e provimit të avokaturës edhe në gjuhën shqipe, që e kërkojn juristët shqiptar, ndërsa e kundërshton ministri Filkov, ndërsa aktron kryeministri i vendit një ditë më parë dhe më pas ai bëhet pishman.
Vet fakti se kryeministri ka këshilltare për cështje juridike prof. Tanja Karakamisheva e cila një kohë të gjatë ishte në Komisionin e Venecias, është i qartë qëndrimi i saj gjatë 15 viteve të fundit të kësaj profesoreshe kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, mund ta vëreni po të kërkoni në google.
Kushtetuta e vendit, edhe pse pësoi ndryshime për shkak të konfliktit të armatosur në vitin 2001, ende nuk i ka precizuar mirë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
Ende në Kushtetutën e vendit, shqiptarët njihen si popull që flasin mbi 20 përqind. Ky formulim apstrakt lejon interepretim sipas dëshirës të cdo kujt.
Ende shqiptarët , partia fituese në zgjedhje, nuk e ka të garantuar pjesmarrjen e sigurt në Qeverin e Maqedonisë.
Ende shqiptarët përbuzen, fyhen sepse 30 vite nuk arritën të bëjn projekte që do të mbrohen me ligj, e jo të varen nga vullneti i maqedonasve.
Sot shqiptarët janë të pafuqishëm të mbrojn gjuhën shqipe në Maqedoni, qoft partitë në pushtet ose opozitë.
Plot 2 vite flasin për ligjin për përfaqësim, I cili qëllimisht shtyhet nga VMRO-ja, ndërsa VLENI-i I pafuqishëm që të bëj ndonjë korigjim për të garantuar përafqsim të sigurt të shqiptarëve.
Ministri për admnistratë na kthen në kohën e ish Jugosllavisë, ai thotë se etnia nuk ka rrëdësi, por PROFESIONALIZMI.
Edhe pse këtë term cdo kush e interpreton sipas dëshirës maqedonse që të mbush institucionet me “maqedonas” dhe ti bllokon punësimet e shqiptarëve.
Në këtë rast shpëtimi i vetëm është reagimi i dy kryministrave shqiptar, Edi Ramës dhe Albin Kurtin që të kërkojn nga kryeministri Mickovski zgjidhjen me kushtetutë dhe ligj për kërkesat e shqiptarëve, por me afat të caktuar kohor dhe JO-pafundësisht.
Sepse Qeveria aktuale që nga ditët e parë kishte në shënjestër që të bllokoj punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, kjo edhe u arrit. Më pas shkoi edhe më larg përmes Gjykatës Kushtetuese të abrogoj disa nene të Ligjit për gjuhë me qëllim që të “sakatoj” edhe më shumë gjuhën shqipe.
Por edhe BDI plot 30 vite ka realizuar shumë projekte shqiptare si zyrtarizimin e UT-së, themelimin e Universitetit Nëna Terezë, punësoi mbi 5000 polic shqiptar në Maqedoni, mbi 10.000 administrator nëpër institucione të ndryshme, mbushi spitalin shtetëror në Shkup me mbi 200 mjek shqiptar dhe infermiere, mbushi cdo institucion shtetëror me shqiptar, dhe bëri gati 30 përqind prej noterëve të jenë shqiptar.
Por, edhe kishte dështime gjatë kësaj periudhe 25 vjecare nga BDI, jo rastësishtë u rrit paknaqësia anti-BDI sepse në këtë parti politike shumë njerëz filluan karrierën si fëmijë në pozitë shtetërore dhe deri në pension mernin pozita të larta shtetërore, nuk u jepnin mundësi gjeneratave të reja te shkolluar mirë dhe të përgaditura për cdo sfidë.
Paknaqësia rritej ndaj BDI-së, kur në shumë komuna shqiptare të Maqedonisë, nuk lëviznin projektet për të mirën e qytetarëve. Madje ishte qesharake që ndërtimi i një Biblioteke në Tetovë nuk përfundonte 20 vjet,
Tetova, Gostivari, Kërcova u bë “mallë babe” i 3 funksionarëve të BDI-së, të cilët nuk lenin gjenerata të reja të eksponohen dhe të bëjn karrierë profesionale.
Shumë të rinj të përgaditur nga pa-mundësia dhë dëshprimi, morrën rrugën e gurbetit të pakthyeshëm për në Evropë dhe Amerikë.
Sepse BDI- një pjesë të zyrtarëve i kishte të pa-prekshëm dhe të privilegjuar, ndërsa popullata-votuesit ishin vetëm për të votuar një ditë dhe nuk kishin mundësi të komunikonin me ministrin, drejtorin etj.
Kreu i BDI-së, Ahmeti nuk arriti të kontrolloj paknaqësin në mesin e partisë së tij dhe duke ju dhënë funksionarëve politik “pushtet dhe poste deri në vdekje”, paknaqësia e qytetarëve shqiptar arriti kulmi që Tetova, Gostivari, Kërcova dhe Struga të bien brenda natës në duart e partive kundërshtare.
BDI edhe freskimet e fundit qe i beri, nuk garnatojn sukses,sepse gjenerata e re, kerkon llogaridhenie dhe rezultat, ndersa nje pjese e funksionareve te kesaj partie ende nuk e hapin telefonin, e jo me te zgjidhin problemin nga Struga deri ne Kumanove dhe Veles.
E gjithë kjo situatë ka bërë që sot edhe pas 25 vitesh në Maqedoni, të kontestohet cdo gjë, sepse me kohë nuk është reaguar që të rregullohen cështjet e hapura me kushtetutë dhe ligj preciz.
Shqiptarët nuk janë ata që flasin mbi 20 përqind në Maqedoni, po janë qytetar që jo vetëm flasin, por edhe shkruajn shqip për atë edhe e kërkojn që provimin e avokaturës dhe provimet tjera ti mbajn në gjuhën shqipe.

Artikuj të lidhur

Back to top button