Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Cilat janë 49 profesionet e veçanta që kërkon tregu i punës?

Zhvillimet ekonomike dhe diversifikimi i sipërmarrjes në vend kanë nxjerr në pah kërkesa specifike të bizneseve të ndryshme për fuqi punëtore. Kjo ndikuar edhe nga emigrimi masiv i fuqisë punëtore.

Për t’iu përshtatur këtyre kërkesave dhe për t’iu ardhur në ndihmë kryesisht të rinjve që synojnë tregjet europiane, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, përveç kurseve standarde që ofrojnë qendrat e formimit profesional, ka mundësuar edhe ofrimin e kurseve të veçanta, me qëllim frenimin e emigrimin, duke krijuar më shumë shanse punësimi për ata që aktualisht nuk kanë një profesion apo zanat apo që nuk gjejnë mundësi punësimi në zanatin që kanë apo nuk e kanë të përvetësuar siç duhet.

Kështu, në listën e kurseve të veçanta të ofruara Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive janë 49 të tilla, duke nisur nga Minator dhe Armator; Zjarrmëtar; Kasap; apo blegtor, duke rrëzuar kështu mitin që çdo kush që banon në fshat apo merret me bagëti mund të quhet i tillë, por duke synuar më shumë specializim në ndihmë të rigjallërimit të fshatit.

Po ashtu, ka kurse për punëtor për mbledhje, kultivim dhe përpunim të bimëve mjekësore; punëtor për mbledhje, kultivim dhe përpunim të frutave të malit; përpunim i qumështit dhe nënprodukteve të tij; përpunim peshku, shërbime në bujtina apo Vëzhgues në furrat e uzinave të përpunimit të mineralit.

Ndërkohë disa nga profesionet e harrura dhe të rikthyera përmes kurseve, janë qëndistari, përpunim brumi bukëpjekës, hekurkthim, hekurpëpunim, llamanirist; Riparim të pajisjeve audio dhe televizive, etj. Këto kurse ofrohen nga qendrat e formimit profesional në të gjithë vendin dhe për ata që janë punëkërkues të papunë, janë falas. (Elisabeta Dosku)

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button