Aktualitet/LajmeBotaKryesoreKurioziteteSociale

Vdejka e stilit per shkak te Inteligjiences Artificiale

Nga Dashnor Kokonozi-

Nuk e di nëse u bie në sy të tjerëve, por më duket se përdorimi i IA-së po rrafshon individualitetin e shumë njerëzve. Vërej një lloj rrumbullakimi të frazave dhe të paraqitjes së ideve. Meqenëse modelet e IA-s bazohen në probabilitetin e fjalës pasardhëse, ajo vetiu tenton të sugjerojë rrugën më të rrahur, më të parashikueshme, më të standartizaur. Kjo krijon atë ndjesinë e “shijes së lëmuar” që nuk ka asnjë cep ku të kapesh.
Po aq e padurueshme sa stili i shtirë i atyre “tironsave” të shtirë! (se ka edhe “origjinalw”
Niveli mesatar i të shkruarit është rritur (më pak gabime gramatikore, strukturë më e mirë), por origjinaliteti po bëhet një mall gjithnjë e më i rrallë.
Kam përshtypjen se kudo lexoj të njëjtin person, i cili shfaqet me emra të ndryshëm.

Artikuj të lidhur

Back to top button