BlogInvestigimKryesoreKultureNdodhi

Gazeta e rralle “Ali pashe Tepelena” qe u botua dy vjet ne Athine

Nga Sokol Çunga-

Më 5 mars 1875 në Athinë qarkulloi numri i parë i gazetës së përjavshme “Ali Pashë Tepelena”. U botua me ndërprerje deri në dhjetor 1877. Karakteri i gazetës ishte kritik dhe polemik, në opozitë me pozitën dhe opozitën, shigjetonte paudhësitë e ligjshme të çdo autoriteti, autokrati dhe satrapi. Në disa numra të gazetës parimi i politikës editoriale ishte: “Ashtu dua u” (shkruar shqip me germa greke: Ἄστου ντούα ού), kurse në disa të tjerë: “Ali Pasha po pasha, / ne sërish armatollozë” (shkruar greqist: Πάλιν Ἀλῆ-Πασσᾶς Πασᾶς, / Πάλιν ἐμεῖς ἁρματολοί).
Mund të jetë një imazh i teksti

Ali Pashë tepelenasi vdiq në ishullin e Liqenit të Janinës më 24 janar 1822, i dënuar me vdekje prej Portës së Lartë për tradhti të lartë. Historia që shkroi e la pas, si dhe ajo që shkruhet, është shumëngjyrëshe. Sjellja e tij si pushtetar autokrat me aspirata gjakatare mbeti arsye krenie për ca, arsye kritike për ca, dhe shembull imitimi për ca. Gëzuar botën pa Ali Pasha, gëzuar dhe botën me shumë Alipashallarë!

Artikuj të lidhur

Back to top button